Presidentja takon kadetet e FSK-së që diplomuan në ShBA dhe Turqi

07 shkurt 2022 | 13:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar tri kadetet e FSK-së të cilat kanë diplomuar me sukses në fushën e sigurisë  në ShBA dhe Turqi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Liridona Jashari-Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë e Kosovës.

“Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë  në SHBA dhe Turqi. Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona. Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e sotme për banorët ka nisur me një sfidë…