Prestreshi: Është e ndaluar që ndërmarrjet të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve

14 mars 2022 | 22:56

Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se është e ndaluar që bizneset të lidhin marrëveshje për ngritje të çmimeve.

Prestreshi ka thënë se secila ndërmarrje e cakton vet çmimin, duke shtuar se tregu është i lirë.

“Secila ndërmarrje e cakton çmimin vet, është treg i lirë por koordinimi me thirr edhe dikë tjetër kjo është marrëveshje e ndaluar, kjo ndalohet, këtu ndërhyn Autoriteti i Konkurrencës”, deklaroi ai në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ndërsa, analistët komentuan veprimin e Prokurorisë ku edhe u mbyllën dy depo me vaj, në Graçanicë dhe Fushë Kosovë.

Analisti Yll Hoxha, ka thënë se ndërhyja ka qenë e nevojshme në mënyrë që të ndalet ngritja e çmimeve.

“Ka pasje sjellje jo etike të operatorëve ekonomik karshi krizës ekonomike, dhe kjo sjellje ka shku prej ngritjes së çmimit deri të përpjekja për dakordim apo edhe vetë fshehja të mallit për të shkaktuar krizë. Se ka pas nevoje të intervenohet është e padiskutueshme, nëse kemi vepru gabimisht duhet të krijojmë mekanizma që e mbrojnë tregun prej këtyre manipuluesve. Ka pas nevojë të ndalohet ngritja e çmimit”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për një pako…