Pret lisin në mes Prishtinës, gjobitet 300 euro

15 shtator 2020 | 11:18

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur në kryeqytet, ku një qytetar kishte vendosur ta priste një dru, por nuk ka arritur tërësisht ta kryente “punën” e tij, për shkak të njoftimit të kësaj dukurie tek organet kompetente. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Inspeksionit të komunës së Prishtinës.

Pas këtij gjesti të turpshëm të qytetarit, për dëmin e bërë, Drejtoria e Inspeksionit e Prishtinës, ia ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh si dhe poashtu ka kërkuar nga ai që brenda 5 ditësh ta mbjellë drurin e ri.

Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i kësaj drejtorie Adonis Tahiri.

Njoftimi i plotë i Tahirit:

E pafalshme!

Gjobë, dhe 5 ditë afat për mbjellje të drurit të ri. Në të kundërt, vazhdojmë me masa të tjera.

E pafalshme!Gjobë, dhe 5 ditë afat për mbjellje të drurit të ri. Në të kundërt, vazhdojmë me masa të tjera.

Publiée par Adonis Tahiri sur Mardi 15 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten u nënshkrua zyrtarisht formimi i Ligës Unike mes…