Pretendimet e Kurtit për t’ia mbyllur shtigjet opozitës, Çitaku: A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë?
21 maj 2026
| 15:44
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurit, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 7 qershorit i dëshiron 500 mijë vota për të ia mbyllur shtigjet opozitës.
Çitaku është shprehur e habitur me këtë preokupim të Kurtit.
“Albini qenka i preokupuar me ia mbyllë shtigjet opozitës. Shihjani preokupimet dhe ambiciet. Albin, leje opozitën. Koncentrohu te qytetari. A ke me ua hapë shtigjet qytetarëve për një jetë më të mirë? Për çmime më të ulëta? Për arsim më cilësor? Për barna për të sëmurët? Për pensione dinjitoze? A ke me ia hapë shtigjet Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së? Këto janë çështjet e vërteta. Këto janë hallet e njerëzve”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



