Prezantohet draft-strategjia e zhvillimit të arsimit në komunën e Drenasit

27 tetor 2023 | 14:01

Në sallën e Kuvendit Komunal të Drenasit, para drejtorëve të institucioneve arsimore është bërë prezantimi i projektit “Strategjia 5-vjeçare e Zhvillimit të Arsimit në Komunën e Drenasit”.
Prezantimin e kësaj strategjisë e bëri profesori Halim Hyseni.

Në këtë prezantim mori pjesë edhe kryetari Ramiz Lladrovci bashkë me drejtorin e Arsimit në Komunën e Drenasit, Muhamet Gjoka dhe drejtorin ekzekutiv në “QAPA”, Nehat Mustafa.

Me këtë rast kryetari Lladrovci falënderoi drejtorët e shkollave, drejtorin e Arsimit, përfaqësuesit e “QAPA” për angazhimin e vazhdueshëm në funksion të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Komunën e Drenasit.

Lladrovci inkurajojë drejtuesit e institucioneve arsimore që të angazhohen maksimalisht në mënyrë që shkollat e kësaj komune të jenë shkolla model në nivel vendi.

“Strategjia 5 vjeçare e Zhvillimit të Arsimit” në Komunën e Drenasit është pjesë e projektit “Avancimi i Përshpejtuar i Arsimit në Komunën e Drenasit”, i implementuar nga ekspertët e arsimit (QAPA) të financuar nga Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Kombet e Bashkuara (OKB) ka njoftuar të premten…