Prezantohet logoja e 100-vjetorit të Tiranës e dizajnuar nga një kompani kosovare

18 janar 2020 | 23:02

Përmes një atmosfere fantastike plot muzikë dhe ngjyra, qindra të rinj të Tiranës u mblodhën në prezantimin e logos fituese te Tiranës për 100-vjetorin e saj si kryeqytet.

Bashkë me ekipin e studios “Karrota” nga Kosova, logoja e së cilës u përzgjodh fituese për 100-vjetorin shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkurti do të shënojë nisjen e aktiviteteve festive për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.

“Sot është koha për të qenë bashkë dhe për ta përdorur këtë logo si një identitet, si një targë, si një simbol i Tiranës në 100-vjetorin e saj. Mezi pres t’ia fillojmë me aktivitetet, duke filluar nga muaji Shkurt me një itinerar që do të nisi në Lushnje, atje ku qyteti i Tiranës është shpallur kryeqytet. Do të duhet të kuptojmë që Tirana sot është kryeqyteti më i ri në Evropë. Tirana vetëm nga vitet ‘90 është katërfishuar. Duhet të flasim dhe për pjesën tjetër të popullsisë. Tirana sot ka në total 130 kombësi të huaja që gjithashtu thonë janë “tironsa”. Për të gjithë Tirana është shtëpia e tyre ndaj dhe ky 100 vjetor është edhe 100 vjetori i tyre”, tha ai, përcjell “TCh”.

Veliaj nënvizoi se ky vit është edhe një moment për të reflektuar për atë që do të jetë Tirana në 100 vitet e ardhshme.

“Ky është një moment fantastik jo vetëm për të reflektuar, por edhe për të ëndërruar, çfarë Tirane do të projektojmë në 100 vitet e tjera, çfarë teatri do të kemi në 100 vitet e tjera, çfarë rruge do të kemi në 100 vitet e tjera, në cilat bulevarde do të ecim në 100 vitet e tjera, çfarë do të bëjmë për fëmijët në 100 vitet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën…