Prezantohet raportit 1-vjeçar i zbatimit të Strategjisë së Sundimit të Ligjit

04 prill 2023 | 12:26

Ministria e Drejtësisë ka organizuar takimin e radhës të Komitetit Drejtues të Strategjisë për Sundimin e Ligjit për të diskutuar rreth raportit njëvjeçar për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Rregullat e Procedurës të strukturave institucionale të Strategjisë, si dhe Analizat e Politikave që i paraprijnë planit të ri të veprimit 2024 – 2026.

Para anëtarëve të këtij Komiteti, ministrja Haxhiu ka shpalosur punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë të cilat janë ndërmarr me synim të reformimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Marrë parasysh rezultatet e raportit njëvjeçar për zbatimin e Strategjisë për Sundimit e Ligjit, ministrja Haxhiu u shpreh e bindur se kjo strategji është një nga instrumentet kryesore që ndihmon këtë reformë dhe rrjedhimisht arritjen e rezultateve të rëndësishme.

Ministrja Haxhiu falënderoi për bashkëpunimin e ofruar të gjitha institucionet e përfshira të cilat me nënshkrimin e këtij dokumenti janë zotuar për zbatimin e aktiviteteve tejet të rëndësishme për reformimin e sistemit të drejtësisë.

Haxhiu bëri me dije se Ministria e Drejtësisë ka miratuar një numër të madh të politikave, akteve ligjore, e nënligjore, të cilat janë të rëndësishme dhe shtrojnë rrugën drejt zbatimit të suksesshëm të reformës, ku njëherësh ka arritur të zbatojë në mënyrë të plotë 43 për qind të aktiviteteve përkatëse.

“Përkundër këtij suksesi të arritur, këto ndryshime ligjore do të përcjellën në të ardhmen edhe me masa zbatuese konkrete, ashtu që ligjet e politikat mos të mbesin vetëm në letër por ato të arrijnë tek qytetarët, pra që ata të përfitojnë nga një sistem i drejtësisë i reformuar – siç edhe e meritojnë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka përmendur edhe progresin që është arritur në zhvillimin e agjencive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë mobilizimin që është bërë me odat e profesioneve të lira për të zbatuar detyrimet e tyre me qëllim që të sigurohet efikasitet dhe që puna e tyre ndërlidhet drejtpërdrejtë edhe me efikasitetin e gjyqësorit.

Në mbyllje të fjalës së saj, ministrja Haxhiu ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtar dhe pjesëtarët e shoqërisë civile për bashkëpunimin korrekt dhe shumë të dobishëm, duke luajtur një rol kyç në këtë reformë dhe në arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dënon ashpër zhvillimin e garave…