Prezenca fizike e kryeministrit në Malishevë, ose ndonjë politikani tjetër?!

07 prill 2020 | 22:50

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” për situatën me koronavirus në Kosovë, konkretisht në Malishevë.

Ai ka thënë se asnjë vizitë e kryeministrit apo ndonjë politikani tjetër në ndonjë komunë nuk e shmang koronavirusin.

Kryeziu ka thënë se qyteti i Malishevës ka nevojë më shumë për ndihmë për t’u përballur me koronavirusin.

“Mund të duket përgjegjësi e ndjesi, obligim e përkushtim, por në fund të fundit, asnjë vizitë nuk e shmang koronavirusin. Secila vizitë përfundon si një paraqitje për media, asgjë më shumë. Kryeministër më shumë se për prezencën tënde fizike, Malisheva ka nevojë për prioritet. Për masa të përcjella me resurse humane e materiale të nevojshme për tu përballur me COVID-19”, ka shkruar Kryeziu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit çekë votuan për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri…