Prifti serb largon flamurin shqiptar, i cili gjendet në Koshare që nga viti 1999

15 tetor 2020 | 12:54

Më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, arriti në kullën e vrojtimit në Koshare.

Dhe atje, së paku sipas asaj që raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, “pas përkujtimit të të gjithë heronjve nga Kosharja”, prifti u ngjit në katin e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar.

“Kur arrita lart, shikova drejt në flamurin, atë shqiptar, i cili valëvitej nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe u afrova dhe e hoqa atë”, citohet të ketë thënë prifti serb.

Linku i videos: https://www.novosti.rs/vesti/reportaze/926104/ekskluzivni-snimak-srpski-svestenik-skinuo-albansku-zastavu-koja-kosarama-stoji-1999-godine-video?fbclid=IwAR3Sd74oajkKtdhZYE4-Ahpzlo_g-gj_bjH1eVYbp9GeUhiQYBBUKEdcLpA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në…