Princ Leka: Bashkimi kombëtar, ëndërr e Familjes Mbretërore

19 shkurt 2018 | 11:35

Princ Leka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria e Kosova duhet të kenë një politikë të përbashkët të jashtme dhe mbase edhe një president mbarëkombëtar.

Ai në llogarinë e vet  në “Facebook” ka shkruar se bashkimi kombëtar është ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore.

“Bashkimi kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me kurorën mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”

“Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara”, ka shkruar Princ Leka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi mes Victorias dhe Bahias në kampionatin brazilian të futbollit,…