Princi Charles del pozitiv, COVID-19 edhe në familjen mbretërore të Britanisë së Madhe

25 mars 2020 | 12:25

Koronavirusi po prek edhe njerëzit më të lartë të politikës botërore.  Familja mbretërore ka njoftuar sot në një deklaratë për mediat se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 Princi i Britanisë së Madhe, Charles.

Mësohet se Princi 71-vjeçar ka shfaqur simptoma të lehta të COVID-19.

Testit të COVID-19 i është nënshtruar edhe Dukesha Camilla, e cila ka rezultuar negative.

Simptomat e Princit Charles janë shfaqur dy javë pas një takimi që ka zhvilluar me Princin Alberto të Monakos.

Princi Alberto deklaroi disa ditë më parë se ishte pozitiv me COVID 19.

Familja Mbretëror deklaron se Princi i Britanisë së Madhe është nën kujdes mjekësor, por nuk ka asnjë shqetësim. Ai ndodhet i izoluar në kështjellën Balmoral në Skoci. Ndërkohë Mbretëresha prej disa ditësh ka ndërprerë axhendën e takimeve për të shmangur çdo kontakt me persona me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur…