Prindërit nga Gjakova e pagëzojnë vajzës me emrin Ukraina

04 qershor 2022 | 16:44

Një çift nga Gjakova ka vendosur që vajzës së tyre t’ia lënë emrin Ukraina.

Një vajzë e lindur në spitalin special për gjinekologji në Gjakovë, është pagëzuar me emrin Ukraina.

Prindërit ia kanë vendosur këtë emër vajzës për shkak të luftës që po zhvillohet në mes të Ukrainës dhe Rusisë.

Në këtë klinikë përveç Ukrainës, kanë ardhë në jetë edhe fëmijë të tjerë të cilët janë quajtur Lurn, Amin, Joni dhe Ami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova 3x3 në konkurrencën e femrave është mundur nga Irlanda…