Pësojnë humbje vashat e Kosovës

04 qershor 2022 | 16:40

Kosova 3×3 në konkurrencën e femrave është mundur nga Irlanda me rezultat 16:13, në kualifikimet për FIBA Europe Cup, që po zhvillohen në Qipro.

Ndeshjen më mirë e nisën irlandezet, me një seri prej 4:0, por shpejt rikthehen Dardanet, duke barazuar rezultatin në 4:4, dhe lojë e barabartë u zhvillua deri te shifrat 8:8, kur Kosova më pas krijon epërsi 8:11, megjithatë në momentet vendimtare, Irlanda u tregua më e vëmendshme, duke fituar 16:13.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova do ta ketë ndaj Andorrës nga ora 16:05.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira…