Prishtina, afër finales së Kupës

02 qershor 2020 | 19:58

FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 3-0.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll i ka takuar skuadrës kryeqytetase, e cila pas kësaj fitore i është afruar finales së Kupës.

Në minutën e 30-të, sulmuesi Ahmet Januzi shënoi golin e parë të ndeshjes, kurse i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i tretë nga vendasit, kurse shënues ishte zëvendësuesi Meriton Korenica. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare që prej fillimit të muajit mars kur futbolli u ndalua për shkak të koronavirusit.

Gjysmëfinalja tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet nesër në Suharekë nga ora 16:00.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trembëdhjetë raste me koronavirus janë konfirmuar të martën. Instituti Kombëtar…