Prishtina dhe trajneri Ekrem Memnun ndajnë rrugët

13 shtator 2022 | 20:23

Skuadra e basketbollit Sigal Prishtina dhe kryetrajneri Ekrem Memnun kanë ndarë rrugët.

Memnun iu bashkëngjit projektit të klubit në gusht të këtij viti me ftesë për të përkrahur miqtë e tij në Prishtinë, mirëpo për arsye personale iu desh të largohej nga klubi, njofton Klan Kosova.

“Ne, KB Sigal Prishtina duke qenë të njoftuar për arsyen e largimit e përkrahim vendimin e tij dhe i urojmë gjitha të mirat në jetën profesionale dhe personale”, shkruan në njoftimin e Sigal Prishtina.

“Ekremi erdhi si mik i klubit dhe po largohet si një mik i madh i klubit. Deri në vendimin e radhës, ekipi do të drejtohet nga Bilge dhe Rashica”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan,…