LDK-ja në Gjilan ngushëllon për vdekjen e doktorit Visar Huruglica

13 shtator 2022 | 20:20

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Huruglica pas ndarjes nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, doktor Visar Huruglica.

Haziri ka thënë se është i tronditur me lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të ri nga Gjilani, oftalmologut të njohur Visar Huruglica.

“Huruglica ka dhënë kontribut të pamatshëm për kohën sa punoi si profesionist i mjekësisë dhe vdekja e papritur është një humbje e madhe për Gjilanin e për Kosovën”.

“E dashur familje Huruglica, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe të më të dashurit tuaj e të mjekut tonë. Ngushëllime edhe kolegëve, shokëve e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ia lehtësoftë dhimbjen!”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rashit Kushaj, nga SBAShK-u, ka thënë se takimi i sotëm…