Prishtina do t’i subvencionojë familjet që kanë të ardhura më pak se 500 euro për t’i çuar fëmijët në çerdhe

25 maj 2023 | 13:20

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar të enjten vendimin për subvencionimin e familjeve në vlerë prej 70 euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private.

Në vendim është thënë se subvencionimi do të vlejë vetëm për familjet që kanë të ardhura më pak se 500 euro në muaj.

“Subvencionimi i familjeve do të bëhet në bazë të thirrjes publike ku përzgjedhjen në bazë të kritereve do të bëjë një komision i themeluar nga kryetari i kryeqytetit. Subvencionimi do të jetë në vlerë prej 100 mijë euro në vit nga kategoria e subvencioneve të Drejtorisë së Arsimit”, është thënë në vendim.

Vendimi do të hyjë në fuqi 15 ditë pas regjistrimit në Zyrën e protokollit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe shtatë ditë pas publikimit në gjuhën zyrtare në uebfaqen e Komunës së Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq është eliminuar nga Grand Prixi që…