Prishtina e paforcë për Wuzburgun

23 janar 2019 | 20:59

KB Prishtins ka pësuar edhe një humbje nga ekipi gjerman S.Oliver Wurzburg duke minimizuar kështu gjasat për të kaluar grupet e FIBA Europe Cup

Ka përfunduar ndeshja në mes të KB Prishtinës dhe S.Oliver Wurzburg që u mbajt sot në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Mysafirët gjerman ishin më të mirë në këtë ndeshje dhe arritën që ta fitojnë atë më rezultat 78:91.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoj në të mirë të mysafirëve që e fituan atë me rezultat 17:29, e Wurzburg ishin më të mirë edhe në çerekun e dytë të cilin e fituan po ashtu me rezultat të lart më 13:27.

Në pjesëlojën e dytë prishtinasit u këndellën për të fituar dy çereket e radhës, të tretin me rezultat 27:18 dhe të katërtin 21:17.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mijëra persona janë mbledhur rreth Venezuelës për të marshuar kundër…