“Prishtina” fitoi me penallti ndeshjen kundër “Bardhosh Gërvallës”

25 tetor 2018 | 16:49

Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet u zhvillua ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, ndërmjet fituesit të Digitalb Kupës së Kosovës FC “Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për Diasporë AVK “Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu i Gjermanisë.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje e baraspeshuar dhe ndonëse skuadra nga Gjermania me futbollistë amatorë arriti shumë mirë të përballojë skuadrën nga kryeqyteti, e cila në fushë u paraqitë me futbollistët të përbërjes së dytë. Kështu që pjesa e parë u mbyllë pa gola. Pjesa e dytë nuk solli aspak ndryshime në lojë dhe rezultat, kështu që ndeshja shkoi në penallti ku më të saktë u treguan futbollistët e Prishtinës të cilët e fituan ndeshjen 4-2.

Në fund kupën ekipit fitues ia dorëzoi anëtari KE Mirsad Çollaku, ndërsa ekipit të AKV “Bardhosh Gërvalla”, kupën për pozitën e dytë ia dorëzoi zëvendëssekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti.

Prishtina- Bardhosh Gërvalla 4:2 me pen.   (0:0)
Stadiumi”Fadil Vokrri” Prishtinë.
Shikues: 500
Gjyqtarë: A. Shala, G. Hyseni, A. Bullatovci e V. Kupina.
Shënues: Pefqeli, Osmani, Zyba e Sekiraqa për Pr e Shala e L. Gashi për B. Ger,
Prishtina: Muqiqi, Osmani, Dallku, Xhaka, Selmani, Mustafa, Zyba, Pefqeli, Sekiraqa, Jasharoski e Hoxha. Luajtën: Behluli, Ramadani, L. Ahmeti, Selimi, Statovci, A. Ahmeti e Haliti.
AVK “Bardhosh Gërvalla”: Babiezecko, Povataj, Hasaj, Gërvalla, Shala, Cello, E. Gashi, Shuti, Aniello, Braha e Meha. Luajtën: E. Gashi, D. Salihaj, L. Gashi, Shatrolli, Shala, M. Hasaj, Xh. Kryeziu, Ferati e Nurbasha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e energjisë elektrike në Turqi, GÜRIŞ Holding ka bërë…