Prishtina fiton derbin ndaj Dritës, Ballkani merr kreun

25 prill 2021 | 17:00

Prishtina e ka fituar derbin e madh ndaj Dritës (1-2), i cili u zhvillua sot në qytetin e Gjilanit. Ishte skuadra kampione ajo që shënoi e para në minutën e 21-të, kur Betim Haxhimusa realizoi për 1-0.

Në minutën e 35-të, Endrit Krasniqi e barazoi rezultatin në 1-1. Golin e fitores për skuadrën kryeqytetase e shënoi, Besnik Krasniqi në minutën e 71-të. Drita mbetet në kuotën e 64 pikëve, derisa Prishtina ngritët në kuotën e 63 pikëve dhe zë pozitën e tretë, raporton “Epoka e re”.

Ndërsa në ndeshjen tjetër Ballkani e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 1-0. Skuadra nga Suhareka ka pasur me shumë nga ndeshja dhe me mërit ka morë tre pikët e plota në këtë ndeshje. Në anën tjetër edhe Gjilani pati disa raste shënimi, por nuk arriti që t’i konkretizoi në gol. Golin e vetëm e realizoi zëvendësuesi Mevlan Zeka, në minutën e 71-të. Tash skuadra e Ballkanit ka grumbulluar 64 pikë, aq sa ka edhe Drita. Ndërsa Gjilani mbetet në pozitën e katërt me 43 pikë.

Fitores i është gëzuar edhe Llapi në përballje me Trepçën ’89 (2-1). Në pjesën e parë mysafirët kaluan në epërsi me golin e Muharrem Jasharit, por në pjesën e dytë Llapi e përmbysi rezultatin me golat e shënuara nga Ardit Peposhi (49’) dhe Valmir Veliu (60’). Llapi përforcon pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Trepça ’89 është në vendin e shtatë me 35 pikë.

 

————————-

Prishtina shënon golin e dytë kudër Dritës

FC Prishtina ka kaluar në epërsi kundër Dritës (2-1). Golin e epërsisë për skuadrën kryeqytetase e shënoi Besnik Krasniqi, në minutën e 71-të.

————————-

Ballkani kalon në epërsi ndaj Gjilanit

Ballkani ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Gjilanit (1-0). Në minutën e 71-të, Mevlan Zeka ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje.

Llapi është duke e mposhtur Trepçën ’89 (2-1), derisa derbi Drita-Prishtina është 1-1.

———————————

Llapi përmbysi rezultatin ndaj Trepçës ‘89

Llapi e ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Trepçës ’89 (2-1). Shënues ishin Ardit Peposhi (49’) dhe Valmir Veliu (60’), raporton “Epoka e re”.

—————————————

Përfundojnë pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Supërligës së Kosovës në futboll.

Drita dhe Prishtina e mbyllën pjesën e parë me rezultat 1-1. Të parët shënuan vendasit nëpërmjet Betim Haxhimusës, derisa mysafirët barazuan me golin e Endrit Krasniqit.

Gola nuk pati në ndeshjen Ballkani-Gjilani, derisa Trepça ’89 është duke e mposhtur Llapin (0-1), me golin e shënuar nga Muharrem Jashari, raporton “Epoka e re”.


Edhe një gol shënohet në derbin Drita – Prishtina

Rezultati në derbin mes Dritës dhe Prishtinës është barazuar në 1-1.

Në minutën e 35-të, Endrit Krasniqi ka realizuar për 1-1. Skuadra kampione kishte ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të, kur Betim Haxhimusa realizoi për 1-0, “Epoka e re”.

Edhe Trepça ’89 është në epërsi ndaj Llapit (0-1), kurse Ballkani dhe Gjilani ende janë duke luajtur pa gola 0-0.

—————————————

Shënohet goli i parë në derbin Drita – Prishtina

Është shënuar goli i parë në derbi e xhiros mes Dritës dhe Prishtinës. Skuadra kampione ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të, kur shënoi Betim Haxhimusa për 1-0, raporton “Epoka e re”.

Edhe Trepça ’89 është në epërsi ndaj Llapit (0-1), kurse Ballkani dhe Gjilani ende janë duke luajtur pa gola 0-0.

—————————————

Trepça ’89 kalon në epërsi ndaj Llapit

Skuadra e Trepçës ’89 ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Llapit. Në minutën e tetë ka shënuar futbollisti Muharrem Jashari për rezultatin 0-1.

Dy ndeshjet tjera Drita-Prishtina dhe Ballkani-Gjilani vazhdon të jetë 0-0.

—————————————

Fillojnë tri ndeshjet e Superligës (Live)

Kanë filluar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi po zhvillohet në Gjilan mes Dritës dhe Prishtinës. Këto dy skuadra do të kërkojnë fitoren, pasi janë në garë të rreptë për titull të kampiones, derisa Ballkani përballet me Gjilanin.

Kjo ndeshje është e veçantë për faktin se Ismet Munishi e zhvillon ndeshjen e parë si kundërshtar i skuadrës nga Suhareka.

Ndeshja e tretë është mes Llapit dhe Trepçës ’89.

SUPERLIGA

Drita – Prishtina        1-2
Ballkani – Gjilani       1-0
Llapi – Trepça ’89      2-1

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë luajtur të shtunën katër ndeshje të xhiros së 22-të…