Prishtina fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Llapit

07 prill 2022 | 16:01

FC Prishtina ka triumfuar ën gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit e mposhtën skuadrën nga Podujeva në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1.

Në minutën e 36-të, Gledi Mici me golin e shënuar nga penalltia e kaloi skuadrën vendase në epërsi. Nga penalltia e barazoi edhe Llapi rezultatin në 1-1, kur Ramadani ishte i pagabueshëm përballë portierit “bardhekaltër”.

Gjashtë minuta para fundit, Endrit Krasniqi realizoi për 2-1. Finalisti nga kjo ndeshje do të vendoset në ndeshjen kthyese që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshjet kthyese të gjysmëfinales zhvillohen më 13 prill.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

/Epoka e re/ 

 

Drita, me një këmbë në finale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asgjë s’po mbetet pa u shtrenjtuar në Kosovë. Rritjes së…