Prishtina huazon dy futbollistë

27 dhjetor 2023 | 11:28

Skuadra e Prishtinës ka huazuar dy futbollistë. Bëhet fjalë për Albion Kurtaj dhe Butrint Bulliqi. Kurtaj është huazuar në FC Ferizaj, derisa Buliqi në skuadrën e Ligës së Parë, Phoenix.

“Albion Kurtaj është huazuar në FC Ferizaj, i cili është pjesë e ekipit tonë nga ky edicion kur ishte transferuar nga KF Llapi dhe ka regjistruar me skuadrën tonë 15 ndeshje zyrtare – 4 prej tyre si titullar. Butrint Bulliqi, portieri i tretë i skuadrës së parë dhe anëtari i kampionëve vjeshtor të Prishtina U21, huazohet në Phoenix të Banjës së Istogut. Bulliqi me U21 të Prishtinës ka regjistruar 3 paraqitje si titullar. FC Prishtina i uron sukses në skuadrat e huazuese”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punët e përditshme, si sistemi i shtëpisë, larja e rrobave…