Prishtina kërcënon Vëllaznimin me humbje

31 mars 2018 | 09:15

FC Prishtina, pas pushimit dhjetëditor për shkak të ndeshjeve të kombëtarëve, synon ta vazhdojë garën për titull me fitore ndaj Vëllanzimit.

FC Prishtina është e vendosur për t’i marrë pikët e plota nga ndeshja ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, e cila zhvillohet sot (e shtunë) në kuadër të  javës  së  25-të.  Mbrojtësi  i  krahut  të djathtë  i  Prishtinës,  Përparim  Osmani, e   pranon   se   kryeqytetasit   po   kanë telashe   me   zhvillimin   e   ndeshjeve jashtë  fushës  së  tyre,  por  beson  në fitore   ndaj   kuqezinjve   të   Gjakovës.

“Përballja me Vëllaznimin, ndeshje jo e lehtë  për  ne.  Po  na  penalizon  shumë terreni  si  vendës  mirëpo,  pavarësisht prej këtij hendikepi, kemi punuar maksimalisht  për  t’i  korrigjuar  gabimet  që kemi bërë në ndeshjet e fundit. Në këtë takim  do  të  hyjmë  me  të  gjitha  forcat dhe me të vetmin qëllim që nga ndeshja  të  dalim  me  tri  pikë”,  ka  thënë Osmani.

Lidhur me ndeshjen ndaj Prishtinës, të premten  për  “Epokën  e  re”  ka  folur edhe  sulmuesi  Dardan  Rogova,  i  cili shpreson se skuadra e tij të mos pësojë humbje    në    Pejë    nga    skuadra    e Prishtinës.   “Synimet   tona   për   këtë ndeshje janë që të dalim me pikë, pasi çdo  pikë  e  fituar  ka  domethënie  të madhe për skuadrën tonë. Këto dhjetë ditë kanë qenë të mirëseardhura për ne pasi,  si  nga  ana  taktike,  po  ashtu  edhe ajo  fizike,  jemi  përgatitur  mjaft  mirë edhe  besoj  se  nuk  do  të  jetë  ndeshje  e lehtë  për  Prishtinën.  Kemi  mungesa mjaft  të  rëndësishme  si  ajo  e  Gentian Mazrekajt,    Ardit    Vokshit    dhe    Tun Bardhokut.    Prishtina    si    gjithmonë është skuadër që synon titullin kampione,   prandaj   do   të   jetë   ndeshje   e vështirë,  por  shpresoj  se  do  ta  dalim me rezultat pozitiv”, ka thënë Rogova.  Prishtina   aktualisht   pozicionohet   e dyta  me  43  pikë,  një  pikë  më  pak  se skuadra lidere, Drita. Ndërsa skuadra e Vëllaznimit  pozicionohet  e  nënta  me 31 pikë. Të shtunën nga ora 14:00 zhvillohet  edhe  ndeshja  në  mes  të  Dritës dhe Flamurtarit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i…