Prishtina konfirmon largimin e dy futbollistëve

06 gusht 2020 | 21:39

FC Prishtina ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve Labinot Ibrahimi dhe Ergyn Ahmeti, të cilëve iu ka skaduar kontrata dhe tash janë futbollistë të lirë.

“Mbrojtësi 34-vjeçar, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24-vjeçar, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë. Ibrahimit dhe Ahmetit, FC Prishtina i falënderon për angazhimin maksimal iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Mbrojtësi Labinot Ibrahimi në Prishtinë ka luajtur për katër sezone e gjysmë, 2009-2013 (në pranverë 2012 ishte i huazuar) dhe edicioni i sapo përfunduar, 2019/20, me çka ka regjistruar 139 paraqitje zyrtare (12 zëvendësuar, 14 zëvendësues dhe ka arritur 86 fitore, 25 barazime dhe 28 humbje) dhe ka shënuar 5 gola. Ergyn Ahmeti ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione rresht, nga edicioni 2017/18, 2018/19 dhe ky i fundit 2019/20. Ahmeti ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare (35 zëvendësuar dhe 25 zëvendësues duke shënuar 52 fitore, 18 barazime dhe 14 humbje) duke shënuar 9 gola, nga 3 gola për çdo sezon dhe ka asistuar në 5 gola.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në  Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë …