Prishtina kualifikohet në finale

03 prill 2022 | 19:39

Prishtina është kualifikuar në finale të “Play-off”-it në Superligën e Femrave, ku e pret fituesin e ndeshjes Penza-Bashkimi.

Skuadra prishtinase edhe në ndeshjen e dytë ka mundur Trepçën, kësaj radhe me shifrat 66:77 (13:20, 22:23, 5:24, 26:10).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 10:10, e më pas prishtinaset ishin më të mira, duke fituar çerekun e parë me rezultat 13:20. Periudha e dytë e ndeshjes ishte më e barabartë, ku edhe pse prishtinaset krijuan epërsi prej 12 pikësh, 25:37, mitrovicaset arritën të ngushtojnë shifrat në 35:43.

Dallimi i madh u bë në periodën e tretë, ku kryeqytetaset ishin bindshëm më të mira, në mbrojtje dhe në sulm, duke e fituar këtë pjesë 5:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 40:67.

Në dhjetë minutat e fundit, përkundër se vendaset ishin më të mira, nuk arritën përmbysjen e madhe, dhe Prishtina fitoi 66:77, duke u kualifikuar në finale.

Te Trepça u dalluan Tasharra Jeffries me 48 pikë e nëntë kërcime dhe Kelly Santos me 13 pikë e 17 kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Stasha Carey me 16 pikë e 15 kërcime, Sarah Mgbeike me 13 pikë e tetë kërcime, Arbnore Përquku me 13 pikë, tetë kërcime e tetë asistime dhe Diellza Dekaj me 13 pikë e nëntë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 79:71 (20:14,…