Prishtina lëshon fitoren nga duart, Drita mposhti Flamurtarin

31 mars 2018 | 16:13

Prishtina e ka lëshuar fitoren nga duart në ndeshjen ndaj Vëllaznimit edhe përkundër asaj që kishte avantazhin prej dy golave deri në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Mankenda dhe Ahmeti shënuan për kryeqytetasit, kurse për skuadrën kuqezi shënuan Krasniqi dhe Vula, kurse rezultati final ishte 2-2. Në ndeshjen tjetër Drita e mposhti Flamurtarin me rezultat 3-1. Golat për gjilanasit i shënuan Bujar Shabani, Kastriot Rexha dhe Xhevdet Shabani, kurse për mysafirët nga Prishtina golin e vetëm e shënoi Shqipdon Ademi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është…