Prishtina mbushet me biblioteka të vogla

21 nëntor 2019 | 08:55

Kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për çdo ditë po i shtohen bibliotekat e reja. Javë më parë dy biblioteka të vogla janë hapur në lagjen “Dardania” dhe “Ulpiana”, kurse në këtë javë do të hapen në lagjen “Velania”, “Bregu i Diellit” dhe “Lagjja e Spitalit”.

Deri në fund të vitit biblioteka të tilla do të hapen pothuajse në secilën lagje të Komunës së Prishtinës.

Kjo punë po bëhet falë bashkëpunimit mes organizatave, bizneseve, institucioneve dhe qytetarëve vullnetmirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet Dita Botërore e Filozofisë. Kjo ditë ishte vendosur…