Prishtina ndahet me Debatik Currin

26 tetor 2023 | 13:06

Debatik Curri nuk është më trajner i FC Prishtinës. Klubi bardhekaltër ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, të cilin e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

“Shkëputet kontrata me marrëveshje me kryetrajnerin, Debatik Curri FC Prishtina falënderon kryetrajnerin e deritanishëm, Debatik Curri për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Curri, me FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, kurse skuadrës i ka prirë në 27 ndeshje zyrtare duke shënuar 11 fitore, 11 barazime dhe 5 humbje me goldallim +18, 41:23”, ka njoftuar FC Prishtina.

Prishtinasit nuk kishin rezultate të mira në ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që të mendojnë të bëjnë ndryshime dhe freskime në shtabin teknik.

FC Prishtina aktualisht është në vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, 10 më pak se lideri i Supërligës, Ballkani. Kryeqytetasit nuk kanë fituar në shtatë ndeshjet e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 26 tetor, deputetët e Kuvendit të Serbisë miratuan Ligjin…