Prishtina në finale të plejofit

20 prill 2021 | 18:53

Prishtina është kualifikuar në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina të martën pasdite e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 40:27.

Për Prishtinën ishte fitorja e dytë në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës, që e dërgon në finale. Stinorin e rregullt Prishtina e përfundoi në vend të dytë ndërsa Trepça ishte e treta.

Agon Bajqinovci shënoi 14 gola për Prishtinën kurse 8 i kishte Deniz Terziqi. Fidan Cimili shënoi 8 gola për Trepçën, kurse 6 i kishte Amar Mujka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tenderë të planifikuar për një vlerë të përbashkët prej…