Prishtina nënshkruan me Fitim Susurin

02 mars 2023 | 23:05

FC Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.

Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.

Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.

Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spektakël dhe emocione në gjysmëfinalen e parë të Kupës së…