Prishtina niset për Turqi

19 janar 2020 | 12:47

Ekspedita e Prishtinës sot ka lëshuar kryeqendrën ku do të zhvendoset në Antali të Turqisë për përgatitjet e stinorit pranveror.

Në hotel “Titanic”, FC Prishtina ka gjetur tretmanin e duhur tash e tre vite, do të qëndroj për 13 ditë ku do t’i zhvilloj edhe katër miqësore. Prishtina më 22 janar takohet me Ardan (Bullgari), kurse më 26 janar përballet me Kolos (Ukrainë). Kryeqytetasit e Kosovës më 28 janar zhvillojnë përballjen me Chertanovo – kategoria e dytë ruse (në vend të Cherno More të Bullgarisë që ishte e paraparë) dhe më 30 janar kundër Ordabasy (Kazakistan) .

Me skuadrën do të udhëtojnë 23 futbollistë:

Portierë: Visar Bekaj, Eglant Haxho, Alban Muqiqi.
Mbrojtës: Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Leotrim Bekteshi, Ahmet Haliti, Diar Miftaraj, Ermal Vitija, Tun Bardhoku.
Mesfushorë: Qendrim Zyba, Lorik Boshnjaku, Ardit Hila, Endrit Krasniqi, Ergyn Ahmeti.
Lojtarë krahu: Leonit Abazi, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Kreshnik Uka.
Qendërsulmues: Ahmed Januzi, Oto John, Alban Shillova.
Në prova: Nils Mema.
Shtabi teknik: Kryetrajner Armend Dallku.
Trajnerë: Artan Luzi, Debatik Curri, Armend Simnica. Trajner i portierëve: Ahmet Beselica.
Fisioterapeut: Alban Llumnica, Atdhe Halimi. Ekonom: Ismet Kqiku.
Drejtor sportiv: Granit Begolli. Përgjegjës për media: Avni Durmishi. Menaxher: Faton Zejnullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker, është takuar sot me presidentin…