Prishtina nuk mund të luaj ndeshjet si vendas në “Fadil Vokrri”, UEFA bllokon stadiumin për shkak të gjendjes kritike

30 shtator 2022 | 23:19

Prishtina nuk do të luaj asnjë ndeshje si vendase gjatë muajit tetor në “Fadil Vokrri”.

Ky vendim i FFK vjen pasi terreni i stadiumit është inspektuar nga eksperti i UEFA, Neil Rodgers, i cili ka konstatuar se gjendja e tij është kritike dhe ka sygjeruar që gjatë muajit në të cilin po hymë stadiumi të përdoret vetëm për ndeshjet si vendas të Kosovës U-17.

Gjatë muajit shtator në “Fadil Vokrri” janë luajtur disa ndeshje nga skuadra të ndryshme dhe së fundi nga përfaqësuesja e Kosovës ndaj Qipros, ndeshje të cilat e kanë dëmtuar shumë barin e stadiumit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtaria shkencore e publike e profesorit dhe rektorit të Universitetit…