Prishtina pret Drenicën në kryeqytet, në Klina zhvillohet përballja Dukagjini – Gjilani

24 prill 2022 | 09:17

Xhiroja e 30 në BKT Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë edhe këtë të diel me dy ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Dukagjini dhe Gjilani është sfida e parë e cila nis me fillim nga ora 13:30 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Dy ndeshjet e para kanë përfunduar baras, derisa Gjilani ka dy fitore të tjera, një në elitë dhe një tjetër në garat e Kupës së Kosovës.

Klinasit janë në kërkim të pikëve për t’iu shmangur rënies, në anën tjetër Gjilani kërkon pikët e plota për ta shfrytëzuar hapin fals të Ballkanit dhe t’i afrohet në pikë.

Ndeshja tjetër që pritet të jetë tejet interesante është ajo mes Prishtinës dhe Drenicës që zhvillohet në kryeqytet me fillim nga ora 14:00.

Kampioni në fuqi i Kosovës aktualisht zë vendin e pestë në tabelë me 38 pikë, derisa Drenica ndodhet në të shtatin me tri pikë më pak.

Sa herë janë përballur Prishtina dhe Drenica ndeshjet cilësore nuk kanë munguar dhe njëjtë pritet të jetë edhe sot, përkundër që pikët janë mëse të nevojshme për dy ekipet.

BKT Superliga e Kosovës:

E diel

14:00 Prishtina – Drenica

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar në polici…