Prishtina radhitet si kryeqyteti më i lirë në Evropë
03 shkurt 2026
| 16:29
Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë në Evropë sa i përket kostos së jetesës, qirave, çmimeve të ushqimeve dhe në restorante. Megjithatë, edhe fuqia blerëse është ndër më të ulëtat, duke lënë prapa vetëm Athinën, Shkupin, Beogradin, Lisbonën, Kievin, Kishinjevin dhe Tiranën.
Shifrat tregojnë koston e jetesës në qytete të ndryshme, krahasuar me Nju-Jorkun. Kur një indeks ka vlerën 80, ai qytet është më i lirë se Nju-Jorku për 20 për qind. Nëse indeksi ka vlerën 120, qyteti është më i shtrenjtë se Nju-Jorku për 20 për qind.




