PRISHTINA REA zhvillon platformën inovative reklamuese MOBI PROMO

16 dhjetor 17:50

Në kuadër të PRISHTINA REA, kemi zhvilluar platformën inovative reklamuese MOBI PROMO (www.mobi-promo.com [3]), me shtrirje në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Bosnjë.

Mobi Promo është një platformë e bazuar në internet që siguron hapësirë për shfaqjen e mesazheve reklamuese në faqet e internetit të partnerëve, të cilat, përdoruesit e fundit kanë qasje përmes telefonave të mençur.

Pesë arsye për t’u bashkuar në rrjetin Mobi Promo si Publikues (partner):

1.Rritja e numrit të klientëve

Siguroni shërbime dixhitale të reklamimit celular për klientët tuaj të faqes në internet përmes një platforme softuerësh të bazuar në internet;

2.Rritja e të ardhurave nga dita e parë

Fitoni duke shfaqur fushata të fuqishme të marketingut dhe filloni të fitoni sapo të regjistroheni;

3.Zbatim i lehtë dhe falas

Asnjë investim fillestar ose instalim i komplikuar i IT. Kopjoni kodin unik të softuerit nga Mobi Promo dhe ngjiteni atë në kodin në faqen tuaj të internetit;

4.Trajnim dhe mbështetje

Sigurisht, ne do t’ju trajnojmë juve dhe ekipin tuaj se si të përdorni platformën. Ekipi ynë mbështetës do të jetë i lumtur t’ju ndihmojë për çdo çështje që lidhet me menaxhimin e fushatave reklamuese;

5.Kontroll maksimal

Çdo fushatë reklamuese në faqen tuaj të internetit duhet të miratohet nga ekipi juaj.

Kushtet e partneritetit

Ne punojmë vetëm me publikues, të cilët ofrojnë një mjedis pozitiv për përdoruesit dhe sigurojnë trafik të vërtetë në internet.

Aktualisht jemi në vlugun  e punës duke regjistruar publikuesit (portalet) dhe më pastaj fillojmë me fushatat reklamuese.

Për më shumë informacione vizitoni web faqen tonë: www.mobi-promo.com

Për mënyrën e përdorimit gjeni bashkangjitur një guidë përdorimi për publikues.

https://mobi-promo.com/welcome/

Home Business

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën nga Komiteti Ekzekutiv i…