
Prishtina shkatërroi Gjilanin
09 dhjetor 2020
| 14:54
Skuadra e Prishtinës ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Gjilanit me rezultat 0-3.
Gjilani me ketë humbje thellon edhe me shumë krizën e rezultateve në këtë edicion, derisa Prishtina vazhdon të jetë në ndjekje të Ballkanit dhe Dritës.
Kryeqytetasit e mbyllen pjesën e parë me epërsi prej dy golave, derisa shënues ishin Kastrati (autogol) dhe Leotrim Kryeziu. Pesë minuta para fundit, Prishtina shënoi edhe golin e tretë nga penalltia me anë të Lilajt.
Prishtina përforcohet në pozitën e tretë me 28 pikë, derisa Gjilani bie në pozitën e pestë me 23 pikë.
(V.Z / Epoka e re)