Prishtina s’njeh kundërshtar, Bashkimi mposhti Rahovecin

27 janar 2019 | 16:38

KB Bashkimi ka shënuar fitore të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë në ballafaqim me KB Rahoveci, me rezultat 87:80 (22:20, 20:22, 21:16, 24:22), në kuadër të xhiros së XVI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më të merituarit për triumfin e prizrenasve ishin Michael Martin James me 21 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, Capss Jordan Marshall me 20 pikë e 7 kërcime, Steven Haney me 17 pikë e 9 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 17 pikë e 7 kërcime. Në anën tjetër te Rahoveci më efikasit ishin Fredrik Boayd Richardson me 27 pikë, 8 kërcime e 3 asistime, Deshon Jeffery Minnis me 27 pikë e 8 kërcime dhe Arian Qollaku me 13 pikë e 10 kërcime. Aktualisht Bashkimi zë vendin e katërt me 24 pikë, 8 fitore e 8 humbje, kurse Rahoveci është në pozitën e dytë me 26 pikë, 10 fitore e 6 humbje.

Ndërkohë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtina është luajtur një tjetër ndeshje në kuadër të kësaj xhiroje, ku Z Mobile Prishtina ka qenë nikoqire e Lipjanit në të cilin takim bardhekaltrit kanë shënuar fitore me shifrat 121:66 (39:19, 26:14, 26:18, 30:15).  Më të dalluarit te Z Mobile Prishtina ishin Dardan Berisha me 27 pikë e 4 kërcime, Demario Mayfield me 18 pikë, 4 kërcime e 8 asistime, Divine Miracl Myles me 17 pikë, 8 kërcime e 12 asistime, Denis Krestinin me 15 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, Rilind Krasniqi me 11 pikë, 7 kërcime e 3 asistime dhe Meriton Ismaili me 9 pikë e 6 kërcime.

Te Lipjani më efikasit ishin James Johnson me 23 pikë e 4 kërcime dhe Musab Mala me 14 pikë e 5 asistime. Pas kësaj fitore Z Mobile Prishtina e ka arritur kuotën prej 16 fitoreve në po aq ndeshje të luajtura deri më tani dhe udhëheq bindshëm në renditjen tabelore, derisa Lipjani ka bilanc prej 2 fitore e 14 disfata dhe zë pozitën e shtatë me 18 pikë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) është e vendosur që të mos ta…