PSD-ja: Nuk e votojmë buxhetin pa plotësimin e pesë kushteve (Video)

27 janar 2019 | 16:36

Partia Socialdemokrate (PSD) është e vendosur që të mos ta votojë buxhetin e Kosovës për vitin 2019, në lexim të dytë, pa plotësimin e pesë kushteve të vëna për Qeverinë e Ramush Haradinajt.

Ligji për dialogun, shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo, Ligji për pagat, ai për Qeverinë dhe draftimi i Kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2019.

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se nuk do të lëshojnë pe në kërkesat e tyre. Ajo ka theksuar se pa plotësimin e kërkesave të tyre, Qeveria mos të llogaritë në votën e deputetëve socialdemokrat.

Për këto kërkesa të PSD-së, Qeveria kishte dhënë zotim se do t’i realizonte, por deri më tani nuk ka diçka konkrete.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur është pyetur rreth shkarkimit të mundshëm të ministrit të Bujqësisë, ka thënë se kërkesat e PSD-së janë legjitime dhe se do t’i respektojë, por nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodh ky shkarkim. /Ksp/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave…