Aksident në rrugën e kombit, tre persona të lënduar

27 janar 2019 | 16:25

Një aksident i rëndë trafiku në mes të tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për “Gazetën Express” e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. “Sot rreth orës 14:32 ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Në aksident janë të përfshira tri vetura, ndërkaq janë lënduar tre persona”, ka thënë Krasniqi.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë pjesëmarrjes në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zgjidhjes së kontestit të emrit, ekzekutivi në Maqedoni ka…