Prishtina, tri herë më pak gjelbërim se standardi i OBSh-së

18 gusht 2025 | 08:22

Ndërtesat e shumta dhe të larta janë ato që zakonisht identifikojnë Prishtinën.

Ndërsa, hapësirat e gjelbëruara shihen si të pakta dhe mungojnë dukshëm.

Por, sa hapësira të gjelbra ka në fakt Prishina?

Instituti Atlas, javën e kaluar, ka ripostuar një hulumtim të realizuar nga UN-Habitat.

Nga ky hulumtim thuhet se Prishtina ka 3 herë më pak gjelbërim se standarti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Studimet i ka publiku UN-Habitat dhe e kemi ripubliku ne është i para tre viteve dhe ndërkohë ka pas edhe më shumë ndërtime nga që Kuvendin Komunal po e bënë të pa mundur rishikimin e planeve urbanistike. Ne kemi pa që Lakrishtja është betonizu e tëra edhe ato hapësira që parashihen në planin e ndërtimit që duhen të jenë të gjelbërta nuk respektohen dhe këto e ka konstatu një raport i para disa muajve i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm ku është konstatu që pas dhënjës së lejës në munges të inspektorëve,nuk ka inspektime të mjaftushëme dhe ndërtusit nuk i respektojnë as ato standartet minimale për hapësirat e gjelbërta”, thotw Agron Demi nga instituti ATLAS

Sipas arkitektit Driton Tafallari, ajo se çka i mungon Prishtinës janë zonat më të gjera të gjelbëruara.

“Prishtina është në një gjendje shumë të keqe sa i përketë zonave të gjelbërta. Edhe kur po thom zonat e gjelbërta e kom fjalën për disa segmente. E kom fjalën për parqet, e kom fjalën për zona rekreative, për zona sportive, për këndet për fëmijëve. Do të thonë jemi në mangësi të madhe. Nëse e marrim si shembull lagjen Lakrishte është një lagje shumë e madhe e Prishtinës e cila nuk ka as një zonë të gjelbërt dhe as një zonë rekreative që e përmenda”, shprehet ai.

Nga komuna e Prishtinës e pranojnë mungesën e hapësrirave të gjelbëruara. Mirëpo, thonë se po punojnë në përmirësim të situatës.

“Duke u nisur nga fakti që Prishtina pas kohës së Luftës ka marr një hovë të vrrushëm të ndërtimit, këto hapësira për popullaten e cila ka migruar në Prishtinëështë e pamjaftushme…. Si Komunë e Prishtinës  kemi filluar që në fillim të mandatit lirimin e hapësirave të cilat kanë qenë të zëna dhe krijimn e këtyre hapësirave publike apo parqeve në zonat e caktura ku kemi parë që kanë munguar. Bëhet fjalë për hektar që janë rritur”,shprehet Donika Çeta , drejtoreshë e Hapësirave Publike dhe Parqeve në Prishtinë.

Përveç planeve për shtimin e hapësirave të gjelbërta në pjesë të ndryshme të lagjeve në Prishtinë, Komuna ka si plan mbjellet me dron, duke hedhur toptha të farave të ndryshme në sipërfaqe të gjera.

Vitin e kaluar, në këtë mënyrë u hodhën toptha të farave në një sipërfaqe prej dhjetë hektarësh.

Plani është që sipërfaqja këtë vit të dyfishohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë…