Prishtina zhvillon dy miqësore para udhëtimit në Elbasan

11 qershor 2021 | 16:40

Skuadra e Prishtinës e cila është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Gjakovë para udhëtimit të turnirit të raundit preliminar të “Champions”-it në Elbasan, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore përgatitore.

Së pari nesër nga ora 17:30 e në stadiumin e qytetit në Gjakovë ndeshemi me fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin.

Kurse, të mërkurën më 16 qershor në “Fadil Vokrri” e presim kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndijën nga Tetova, ndeshje kjo që do të përcillet drejtpërdrejt nga Zëri TV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pamjeve të Kanye West me modelen ruse Irina Shayk…