Prishtinasi rrah kondukterin e autobusit, më pas kërcënon edhe një polic

19 nëntor 2021 | 11:13

Një kondukter i autobusit është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë.

Rasti është bërë  me dije nga Policia e Kosovës nëpërmjet  raportit 24-orësh.

Madje, i dyshuari edhe gjatë intervistimit ka kanosur edhe një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që  pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar – kondukter e kishte sulmuar atë fizikisht, ndërsa gjatë intervenimit një zyrtarë policor është kanosur verbalisht nga i njëjti.  I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti në procedure hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti i Austrisë i ka hequr imunitetin ish-kancelarit Sebastian Kurz.…