Prishtinë/ Dy persona kryejnë grabitje në një lokal, deklarohet Policia

21 shkurt 2021 | 20:33

Dy persona kryejnë grabitje në një lokal, deklarohet Policia

Sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një grabitje në një lokal në fshatin Besi të Prishtinës.

Rasti është konfirmuar për “Epokën e re”, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bazuar në të dhënat e para të Policisë, dyshohet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e kësaj nuk raportohet për persona të lënduar, teksa Policia po punon për zbardhjen e rastit.

“Rreth orës 19:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në fshatin Besi.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”.

(A.M/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një raport paraprak nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi…