Prishtinë, Vitia i merr mbi 72% të votave të diasporës

24 tetor 2021 | 20:53

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat që kanë ardhur nga jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në garën për Prishtinën Arben Vitia prin edhe për nga numri i votave të fituara nga diaspora.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Vitia ka marrë 231 vota nga mërgata apo 72.64%.

I dyti renditet Përparim Rama i LDK-së me 52 vota (16%). Uran Ismaili ka marrë 23 vota apo 7%.

Daut Haradinaj i AAK-së ka marrë 9 vota nga diaspora, derisa Gëzim Mehmeti i AKR-së 3 vota.

Nesër pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrit Behrami, si trevjeçarë ishte betuar para bustit të Adem…