Pritet ngritje temperaturash në dy ditët e ardhshme

06 gusht 2019 | 23:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK),  ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme, më 7 dhe 8 gusht, pritet të ketë ngritje temperaturash.

Sipas njoftimit të IHMK-së, vendi do të vazhdojë të mbesë nën ndikim të masave të qëndrueshme me origjinë nga Afrika e Veriut dhe kjo situatë do të mundësojë mot të kthjellët, përjashtuar ditën e enjte (8 gusht), ku rrëzë maleve do të paraqiten vranësira të herë pas hershme, kryesisht në mesditë dhe orët vijuese.

“Temperaturat priten të shënojnë ngritje, krahasuar me ditët e fundit, duke lëvizur ndërmjet 12-16 gradë minimalet dhe 32-35 gradë maksimalet. Do të fryjë erë kryesisht nga lindja dhe verilindja e lehtë deri mesatare. Kontakti me rrezet direkt të diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar”,  thuhet në njoftimin e  IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjigantët e Premier Ligës, Tottenham Hotspur raportohet se kanë arritur…