Pritet paraqitje e mirë nga Klea Vrella dhe Elba Kokaj

12 shkurt 2019 | 17:39

Kushtet atmosferike që po mbretërojnë në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë, kanë pamundësuar zhvillimin e përgatitjes të martën të skitareve Klea Vrella e Elba Kokaj, para sllallomit të madh që zhvillohet të mërkurën.

Klea e Elba po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) 2019, që po mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore. Vrella dhe Kokaj shpresojnë se do të kenë paraqitje më të mirë. Gara e sllallomit të madh nesër nis në ora 10:00.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të…