Pritet shkëmbimi i Ronaldos me Hazardin

29 janar 2018 | 11:05

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mund të jetë te skuadra e Chelseat, në “Stamford Bridge”. Sulmuesi portugez është gati të rikthehet në Premierë Ligë, por këtë gjë nuk do ta bëjë për të luajtur me Manchester Unitedin, por me skuadrën kampione të Anglisë.

Kjo nuk është thjesht një fantazi, por ky transferim mund të ndikohet edhe nga kalimi i Eden Hazardit te Real Madridi, duke i dhënë jetë një shkëmbimi historik në futboll. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se sulmuesi 32-vjeçar është gati ta lërë skuadrën “merengues” për t’u rikthyer në Premierë Ligë, duke parë sezonin e dobët që po zhvillon Reali. Kalimi i tij te Chelsea do ta lehtësonte shumë transferimin e Hazardit në Madrid, pasi vlera e belgut është e lartë, edhe pse në garë për mesfushorin është edhe City.

“Ky transferim te Chelsea ka më shumë kuptim se në çdo skuadër tjetër, pasi përfitojnë të gjithë”, ka thënë një burim pranë Realit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka…