Privatizimi i pjesshëm shihet si zgjidhje për “Trepçën”

16 shtator 2019 | 17:24

Kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë vazhdon të përballet me probleme financiare. Punëtorët thonë se përgjatë pesë muajve nuk kanë marrë pagat e tyre me kohë, ndërsa pa pagur për muajin gusht, kanë mbetur rreth 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje.

Gani Osmani, përfaqësues i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se pagat për muajin gusht i kanë marrë minatorët që punojnë brenda minierës, ndërkaq, pa paga ka mbetur stafi administrativ, sigurimi dhe punëtorët që kryejnë shërbime tjera.

“Para tri-katër ditëve, ndërrimi i parë i punëtorëve që punojnë në minierë nuk kanë dalë në punë, e kanë thirrur menaxherin dhe ai iu ka thënë se nuk ka para për paga dhe se ka një shumë më të vogël dhe jo për të gjithë. Ne si sindikatë nuk kemi qenë të pajtimit dhe vetë minatorët që kanë pasur të marrin pagat, nuk kanë qenë të pajtimit që dikush të marrë pagë e dikush jo. Pastaj, pagat për disa kanë dalë të premten, ndërsa rreth 500 punëtorë kanë mbetur pa paga”, ka thënë Osmani.

Ai ka theksuar se deri te kjo situatë e paqëndrueshme financiare është arritur për shkak të keqmenaxhimit të kombinatit metalurgjik “Trepça”.

“Trepça” ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi. Por, që nga paslufta është përballur me probleme të shumta, sa që asnjëherë nuk arriti të rimëkëmbet.

Ndërkohë, ministri në dorëheqje i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se “Trepça” tani e sa kohë është në gjendje të vështirë financiare dhe se janë duke u munduar që të bëjnë zgjidhje për pagesat e punëtorëve me kohë si dhe për rimëkëmbjen e ndërmarrjes.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/privatizimi-trepca-/30167133.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në…