Privilegj i madh për mua ta udhëheq Prishtinën

17 shtator 2020 | 11:57

Trajneri i ri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, ka thënë për faqen zyrtare të këtij klubi se është një privilegj i madh për ta udhëhequr Prishtinën.

“Është privilegj i madh për mua ta udhëheq Prishtinën. Patjetër që do të jetë përgjegjësi, sepse Prishtina është klubi ndër më të mëdhenjtë në rajon. Normalisht se duhet punuar shumë që të arrihet objektivi. Ishin të qartë edhe drejtuesit të cilët i falënderoj për besimin që më kanë dhënë për ta drejtuar ekipin e Prishtinës. Shpresoj dhe besoj që deri në fund t’i arrijmë objektivat duke besuar në kolektiv, në stafin teknik dhe në drejtuesit e klubit”, ka thënë Ramadani.

FC Prishtina ka rinovuar edhe kontratat me katër futbollistët. Mesfushorët Lorik Boshnjaku dhe Endrit Krasniqi do të jenë pjesë e kryeqytetasve edhe për disa vite, kurse portierët Eglant Haxho e Alban Muqiqi kanë nënshkruar kontrata të reja njëvjeçare.

(V.Z / Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javëve të fundit janë raportuar punë ndërtimore të paligjshme në…