Prizren, hapet thirrja e dytë për aplikim në programin e bizneseve StartUp – Idea-to-Scale

12 tetor 2023 | 13:08

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrjen për aplikim në e inkubimit të bizneseve StartUp në Prizren, një program ndërmarrësie i njohur si “Idea-to-Scale”.

Përparësi në këtë thirrje do të kenë ndërmarrëset gra dhe vajza që dëshirojnë të jenë pjesë e një programi gjithëpërfshirës. Data e fundit e aplikimit për këtë program është 29 tetor 2023.

“Aplikantët e zgjedhur do të kenë mundësinë unike të marrin pjesë në kampin përgatitor për tri ditë me radhë. Mentorët ekspertë dhe profesionistë të fushës do të ofrojnë këshilla dhe udhëzime të çmuara për t’ju ndihmuar ta formoni vizionin tuaj në një koncept të realizueshëm të biznesit. Përfitimet që ju sjellë ky program janë: qasje në resurse, mentorim dhe udhëzim, mbështetje në zhvillim të idesë, si dhe qasje në fonde dhe investime”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Kriteri i kualifikimit janë: mosha mbi 18 vjeç; të kenë një ide biznesi; individë dhe/ose ekipe të frymëzuara që janë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete dhe ngjarje të organizuara në kuadër të programit dhe të jenë të përkushtuar gjatë gjithë kohëzgjatjes së kësaj thirrjeje; të jenë nga Komuna e Prizrenit’ përparësi do të kenë ndërmarrëset gra dhe vajza, bashkëthemeluese me një ide biznesi, produkt ose biznes në faza të hershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është duke zhvilluar një…